Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se shpreson që Ukraina të jetë “më afër” anëtarësimit në aleancë teksa anëtarët po takohen për bisedime në Samitin që do të mbahet në Lituani, ka raportuar agjencia AP.
Gjatë fjalimit në Vilnius përpara Samitit dyditor që do të fillojë të martën, Stoltenberg ka përmendur pikat kryesore që udhëheqësit do t’i diskutonin, bashkë me shpalljen e një plani të ri për t’i mbështetur forcat në rajon. Ai ka bërë të ditur se bisedimet do të mbahen me tri plane të reja “të mbështetura nga 300 trupa për gatishmëri të lartë dhe aftësi të mëdha në të gjitha fushat”.
Teksa qëndronte përkrah presidentit lituanez, Gitanas Nauseda, Stoltenberg ka theksuar se NATO-ja do ta forcojë mbrojtjen e aleancës duke bërë më shumë investime në të. Samiti që fillon të martën me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe liderë të tjerë të NATO-s do të jetë ngjarja ndërkombëtare e profilit më të lartë që Lituania ka pritur që kur u bashkua me aleancën në vitin 2004, me disa që shpresojnë se do të jetë me rëndësi historike.
-
Samiti i NATO-s, afro 50 delegacione të huaja me 2.400 përfaqësues mblidhen në Vilnius
-
Bideni zotohet se NATO-ja mund ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
Stoltenberg: Do të diskutojmë për lëvizjet drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO