Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Samiti i NATO-s, afro 50 delegacione të huaja me 2.400 përfaqësues mblidhen në Vilnius

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda mirëpritën liderët në samitin e aleancës të martën.

Autoritetet lituaneze kanë bërë të ditur se pothuajse 50 delegacione të huaja me 2.400 përfaqësues janë mbledhur në kryeqendrën Vilnius, duke përfshirë 40 presidentë e kryeministra si dhe rreth 150 politikanë të tjerë të rangut të lartë.

Samiti i NATO-s nisi me një vrull të ri, pasi Turqia tërhoqi kundërshtimin e saj për anëtarësimin e Suedisë në aleancë, që u vlerësua një hap drejt unitetit perëndimor përballë pushtimit rus të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, po ashtu tha se do të propozojë që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të thjeshtëzohet.

Stoltenbergu i bëri komentet në fillim të samitit të NATO-s, i cili nisi të martën e do të zhvillojë punimet edhe të mërkurën.

Edhe Shefi i NATO-s flet përpara Samitit të rëndësishëm të Vilniusit Botë Shefi i NATO-s flet përpara Samitit të rëndësishëm të Vilniusit

Ai tha se do t'u propozojë aleatëve që t'ia mundësojnë Ukrainës kapërcimin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t'i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se pajtohet me terminologjinë që ka përdorur Stoltenberg për të ardhmen e Ukrainës në NATO.