Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja njofton se samitin e radhës do ta mbajë në Lituani

Samiti i ardhshëm i liderëve të NATO-s do të zhvillohet në Vilnius të Lituanisë, më 11-12 korrik, ka bërë të ditur NATO të mërkurën.

Samiti do të mbahet për herë të parë në Lituani dhe do të fokusohet në "forcimin e mbrojtjes kolektive dhe parandalimit të Aleancës, dhe në rritjen e mbështetjes për Ukrainën", sipas një njoftimi për shtyp të NATO-s, raportoi CNN-i të mërkurën.

“Pritet që Finlanda dhe Suedia të marrin pjesë në samitin si anëtarë të plotë të Aleancës për herë të parë në Vilnius”, bëri të ditur NATO.

Finlanda dhe Suedia bën të ditura të dyja synimin e tyre për t'u bashkuar me NATO-n në maj të këtij viti, pas pushtimit rus të Ukrainës, në një ndryshim historik të politikës pas dekadash mos-angazhimi ushtarak.

NATO-ja zyrtarizoi ftesën e saj për të dy vendet më 29 korrik, pasi Turqia hoqi kundërshtimin e saj të gjatë një muaj më parë, duke hequr një pengesë të madhe për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

Procesi i ratifikimit zakonisht zgjat rreth një vit, pasi parlamentet e të gjitha 30 vendeve individuale të NATO-s duhet të miratojnë anëtarët e rinj.