Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bëri thirrje aleatëve të ruajnë dhe forcojnë “unitetin” e tyre, duke thënë se organizata është “garantuesi i vetëm i sigurisë evropiane dhe transatlantike”.
Stoltenbergu u tha gazetarëve më 19 nëntor se NATO-ja “vetëm sa është bërë më e fuqishme në 70 vitet e fundit”, megjithë “dallimet” midis aleatëve për çështje të tilla si tregtia, ndryshimet klimatike, marrëveshja bërthamore me Iranin, dhe situata në verilindje të Sirisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto deklarata ai i bëri në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët synojnë të përfundojnë përgatitjet për samitin e muajit të ardhshëm në Londër, shkruan rel.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në takimin e tyre, do të diskutojnë çështjet strategjike të Aleancës, përfshirë “Rusinë, ndikimin në rritje të Kinës, të ardhmen e kontrollit të armëve dhe sigurinë e energjisë”, tha Stoltenberg.
Takimi do të trajtojë gjithashtu rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, përfshirë misionet e tij në Afganistan dhe Irak, për të cilat Stoltenberg tha se “vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e ringjalljes” të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.
Sekretari i Përgjithshëm tha se përpjekjet e NATO-s për të luftuar kërcënimet për sigurinë kibernetike dhe dezinformimit, do të jenë gjithashtu në agjendë dhe njoftoi se “ekipi i parë i ndihmës” është në Mal të Zi këtë javë.
NATO-ja krijoi ekipe të tilla vitin e kaluar, për të ofruar ndihmë ndaj aleatëve, si përgjigje ndaj propagandës dhe taktikave të tjera jo-ushtarake.
Sekretari i Përgjithshëm tha se ai po planifikon të zhvillojë bisedime me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, javën e ardhshme, pasi presidenti francez deklaroi se NATO po përjeton “vdekjen e trurit” të saj, për shkak të mungesës së parashikueshmërisë së Uashingtonit, nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump.
“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s”, i tha Macroni revistës “The Economist”, më 7 nëntor.
Shefi i NATO-s pritet të takojë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit do të takohen më 14 nëntor për të diskutuar “përparimin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe sigurimin e ndarjes më të barabartë të barrës financiare”.