Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i NATO-s paralajmëron kundër ndarjes së SHBA-së dhe Evropës

Kreu i NATO-s ka paralajmëruar shtetet anëtare të enjten kundër lejimit të hapjes së një ndarje mes SHBA-së dhe Evropës, pasi shqetësimi është rritur për përkushtimin e Washingtonit ndaj aleatëve të tij nëse Donald Trump kthehet në detyrë.

Duke u ballafaquar me një luftë në Ukrainë që po shter resurset ushtarake e financiare, dhe me një pako përkrahëse të SHBA-së që po bllokohet nga “betejat” në Kongres, liderët evropianë dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Evropa duhet të infestojë më tepër në ushtritë e saj dhe teknologji të reja dhe të rrisë prodhimin e armëve, raportoi AP. 

“Unë e mirëpres që aleatët evropianë po investojnë më tepër në mbrojtje dhe për këtë ka bërë thirrje NATO për shumë e shumë vite”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, për gazetarët para selisë së aleancës në Bruksel, ku po mbahet takimi i ministrave të mbrojtjes të kësaj organizate.

“Por, kjo nuk është një alterantivë ndaj NATO-s. Kjo është në fakt një mënyrë për ta forcuar NATO-n. Dhe ne nuk duhet të ndjekim asnjë rrugë që tregon se po përpiqemi ta ndajmë Evropën nga Amerika e Veriut”.

Madje janë përhapur fjalët në javët e fundit se Evropa po zhvillon një ombrellë nukleare. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – një aleate e vendosur e SHBA-së që e sheh NATO-n si organizatë kryesore të sigurisë në botë – janë fuqitë e vetme bërthamore të Evropës.

Artikuj të ngjashëm