Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO dhe zyrtarë evropiane reagojnë pas komenteve të Trumpit për mbrojtjen e aleatëve

“Çdo sugjerim, se aleatët e NATO-s nuk do të mbronin njëri- tjetrin minon sigurinë e të gjithë aleancës dhe vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe europianë”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një deklarate të dielën.

Deklarata e tij erdhi pas komenteve të ish-presidentit Donald Trump se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia.

“Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një reagim të fortë dhe të bashkuar”, shtoi shefi i NATO-s.

Më herët edhe dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-presidentin Donald Trump.

Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të Trumpit, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Edhe Kolumne Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

“Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, tha Breton, duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjshëm mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitetet dhe shtojë shpenzimet ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.

“Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për një, është angazhim konkret. Të minosh besueshmërinë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”, shkroi ai.

Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen.

Edhe Trump thotë se Amerika s’do t’i mbrojë shtetet që nuk paguajnë në NATO Botë Trump thotë se Amerika s’do t’i mbrojë shtetet që nuk paguajnë në NATO

Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, Trump citoi presidentin e “një vendi të madh”, siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Trump tha se i ishte përgjigjur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha Trump. “Ju duhet të paguani”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se "nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane."