Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka reaguar të mërkurën mbi tarifat e reja që presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar se do t’i shpalosë më vonë gjatë ditës së mërkurë, duke thënë se lufta tregtare s’është në “interesin e askujt” dhe se qeveria britanike do të aplikojë një “qasje të qetë dhe pragmatiste”.
“Një luftë tregtare s’është në interesin e askujt dhe ne do të aplikojmë një qasje të qetë dhe pragmatiste. Vendimet tona do të udhëhiqen gjithmonë nga interesi kombëtar, prandaj jemi të përgatitur për çdo eventualitet, dhe nuk do të përjashtojmë asgjë”, ka thënë Starmer, raporton The Guardian.
Ai ka refuzuar thirrjet e liderit të partisë Liberal Demokratike, Ed Davey, i cili i ka propozuar atij të udhëheq një koalicion ekonomik të të vullnetshmëve që do të ballafaqohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftë tregtare.
Starmer ka shtuar se Davey po provon gjithmonë ta shtyjë atë të bëjë një zgjedhje të gabuara midis Amerikës dhe Evropës.
“Unë mendoj se është një zgjedhje e gabuar për mbrojtjen, për sigurinë e inteligjencës, për arsye që i kemi përsëritur në këtë dhomë. Unë gjithashtu mendoj se është e gabuar sa i përket tregtisë dhe ekonomisë”, ka shtuar Starmer.
Bota në pritje të tarifave masive të Trumpit
Presidenti amerikan, Donald Trump do të publikojë të mërkurën serinë e fundit të tarifave në Shtëpinë...-
Starmer thotë se nuk do të zgjedhë midis SHBA-së dhe Evropës
-
Starmer për tarifat e Trumpit: Bota që dinim nuk është më
-
Starmer për tarifat e Trumpit: Do të veprojmë me qetësi
-
Takohen Trump dhe Burnham, presidenti amerikan lavdëron kryeministrin e ri britanik
-
Kanadaja i kundërpërgjigjet SHBA-së me tarifa, Carney thotë se lufta tregtare “do të ketë kosto”