Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka biseduar në telefon të dielën me presidentin amerikan, Donald Trump, ka njoftuar një zëdhënës i tij, raportoi BBC-ja.
Sipas këtij zëdhënësi, Starmer i ka thënë Trumpit se zbatimi i tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është i gabuar.
“Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Grenlandën. Ai tha se siguria në Veriun e Epërm është përparësi për të gjithë aleatët e NATO-s me qëllim mbrojtjen e interesave euroatlantike. Ai tha gjithashtu se zbatimi i tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është i gabuar”, ka thënë ky zëdhënës.
Ai shtoi se Starmeri ka folur edhe me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
-
Starmer për tarifat e Trumpit: Do të veprojmë me qetësi
-
Starmer thotë se nuk do të zgjedhë midis SHBA-së dhe Evropës
-
Britania ishte në dijeni të bisedimeve SHBA-Iran, thotë Starmer
-
Trumpi flet me Starmerin për Ngushticën e Hormuzit
-
Trumpi-Starmerit: Nuk kemi nevojë për aleatë që vijnë pasi ta fitojmë luftën