Në Mbretërinë e Bashkuar është duke u zhvilluar seanca e pyetjeve për kryeministrin, ku fokusi është te lufta në Iran. Kryeministri Keir Starmer u pyet për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te qytetarët britanikë dhe nëse trupat britanike do të përfshihen në konflikt.
Starmer mbrojti vendimin e tij për të mos iu bashkuar sulmeve në Iran.
“Forcat tona të armatosura po punojnë ditë e natë për të mbrojtur jetët dhe interesat britanike në Lindjen e Mesme”, ka thënë ai. “Forca Ajrore Mbretërore kanë kryer mbi 230 orë operacione mbrojtëse në disa vende, duke rrëzuar disa dronë dhe duke mbrojtur jetët britanike dhe të aleatëve tanë”.
Starmer gjithashtu tha se taksa mbi karburantin do të mbetet e ngrirë deri në shtator, dhe se qeveria do ta mbajë situatën nën shqyrtim në dritën e zhvillimeve në Iran.