Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Starbucks” do të largohet nga Rusia pas 15 vjetësh

“Starbucks” do të largohet nga tregu rus pas afër 15 vjetësh, ka raportuar kompania të hënën.

Rrjeti i kafeve të famshme “Starbucks” ka 130 lokale në Rusi me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ardhshëm, pasi kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i mbështesë punëtorët e saj.

Të gjitha lokalet e “Starbucks” në Rusi janë mbyllur përkohësisht në mars dhe i gjithë aktiviteti është pezulluar për shkak të pushtimit rus.

Kjo lëvizje ka përcjellë gjigantin e ushqimeve të shpejta “McDonald’s” i cili është larguar nga Rusia pas 30 vjetësh.

“Starbucks” i cili për herë të parë në Rusi është hapur në vitin 2007, nuk ka treguar detaje edhe për ndikimin financiar për largimin e kompanisë.