Mercedesi është bërë kompania e fundit perëndimore e cila është larguar nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës, i cili ka nisur më 24 shkurt.
Kompania me bazë në Gjermani ka ndërprerë prodhimin në këtë shtet e po ashtu eksportin drejt tij, në muajin mars, raportoi BBC-ja.
Mirëpo tani Mercedesi do të tërhiqet tërësisht nga tregu rus dhe po planifikon që t’ia shesë aksionet një investitori lokal.
Edhe kompania japoneze e veturave Nissan është larguar nga Rusia në fillim të këtij muaji, duke ndjekur hapat e Toyotas dhe Renaultit.
Herald Wilhelm, zyrtar financiar në Mercedes, ka thënë se largimi i kompanisë nga Rusia nuk pritet të ketë efekte negative në profitin e saj.
Edhe
“Nike” largohet plotësisht nga Rusia
Vendimi vjen pasi shumë kompani të mëdha janë larguar nga Rusia këtë vit, përfshirë Starbucks, McDonald’s dhe Coca-Cola.
Kompani të tjera automjetesh, përfshirë Jaguarin, Land Roverin, General Motorsin, Aston Martinin dhe Rolls-Roycen, i kanë përgjysmuar dërgesat e tyre në Rusi për shkak të luftës së këtij shteti në Ukrainë.