Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stacioni i refugjatëve

Stacioni qendror i trenit në Przmesyl është pika e parë ku arrijnë refugjatët Ukrainas mëtanë kufirit, në Poloni.

Një numër i madh i ukrainasve në eksod gjejnë akomodim të përkohshëm në këtë vend. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, në një lidhje direkte nga ky stacion ka treguar se ndihmat e para që marrin këta refugjatë janë pije dhe ushqim i nxehtë, të pajisen me numra të telefonit dhe mundësimi i transportit për ndonjë pikë më të sigurt.

“Jemi në stacionin qendror të trenit ku edhe është edhe pika e parë ku refugjatët vijnë nga Ukraina. Ka një numër të madh të refugjatëve të cilët këtu gjejnë akomodim, së paku për momentin derisa të gjejnë akomodim afatgjatë. Siç mund të shihni nga pamjet, fillimisht këtu iu ofrohen pije të nxehta, numra të telefonit e pastaj edhe u mundësohet transporti për ndonjë pikë më të sigurt”, ka thënë ajo.

Në këtë stacion, ka disa vullnetarë të cilët po i ndihmojnë ukrainasit. Treni i fundit që ka arritur është rreth orës 15:00 të dielën, me ç’rast edhe ka krijuar fluks të madh të ukrainasve brenda kësaj pjese.

“Ka një numër të madh të vullnetarëve të cilët i ndihmojnë ukrainasit, pjesa më e madhe janë fëmijë dhe gra, janë të paktë burrat e Ukrainës të cilët janë larguar, shumë prej tyre vijnë vetëm për t’i shoqëruar familjarët derisa të gjejnë një vend të sigurt dhe rikthehen. Këtë e kemi parë sot në pikën kufitare në Medyka, ku një numër i madh i burrave janë kthyer në Ukrainë pasi i kanë akomoduar familjet e tyre në këtë shtet.

Image

Kompanitë e telefonisë kanë oferta pa limit për internet, ndërsa u mundësohet që me operatorët brenda Ukrainës të flasin pa pagesë. Ka 20 minuta që kur ka arritur treni dhe këtu po presin për t’u larguar nga ky qytet dhe për të shkuar në qytetet tjera”, ka thënë ajo.

Edhe Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë Botë 2 j. më parë Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Për qëndrim më të gjatë të grave me fëmijë është ndarë një pjesë e këtij stacioni, ku pranë shihet të ketë edhe një pikë për ndihmë mjekësore në rast nevoje.

“Në një pjesë të stacionit ka pika ku po qëndrojnë për një kohë më të gjatë gratë dhe fëmijët, të cilët po presin që ndonjë shtet apo ndonjë kompani të vijë dhe t’i largojë nga kjo qendër. Në këtë pjesë është edhe një pikë për ndihmë mjekësore në rast se ndonjë prej refugjatëve ka nevojë. Para disa minutave ishte një ambulancë e cila e mori një grua, gjendja e së cilës ishte e vështirësuar”, ka thënë Ramaj.

Ndër preferencat e refugjatëve për strehim në vendet tjera, është Gjermania.

Image