Çdo orë, një tjetër tren i mbushur nga Polonia arrin në stacionin kryesor të trenit të Berlinit me qindra refugjatë ukrainas, shumica nëna dhe fëmijët e tyre që kërkojnë për një vend të sigurt larg nga lufta brutale në vendin e tyre, shkruan AP.
Derisa dalin nga trenat të martën, dëgjoheshin altoparlantët në gjuhën angleze dhe ukrainase: “Të dashur refugjatë nga Ukraina, mirë se vini në Gjermani, ju lutem ndiqni udhëzimet e vullnetarëve me jelekët e verdhë dhe portokalli.
Të shpërndarë përreth, një ushtri e vogël vullnetarësh u shfaqën – verdhë për ata që flasin gjermanisht, anglisht dhe gjuhë të tjera, portokalli për ukrainasit dhe rusisht-folësit – gati për të manovruar mes turmës së madhe.
Operacioni shkon aq pa probleme sa që rryma në dukje e pafundme e refugjatëve kalon kryesisht pa u vënë re tek dhjetëra mijëra udhëtarë të rregullt të qytetit që kalojnë rrugën nëpër pesë nivelet e stacionit. Shumica nuk e dinë as për qytetin e refugjatëve që ka lindur në bodrumin e stacionit.
17-vjeçari Vadim që erdhi nga Kharkivi, udhëtoi për tri ditë para se të arrinte në Berlin. “Pa gjumë”, tha ai, me një shikim të lodhur e të ngurtë.
Më shumë se 3 milionë refugjatë kanë lënë Ukrainën që kur Rusia sulmoi shtetin e tyre tre javë më parë. Shumica ikën në Poloni, Moldavi e Rumani.
Edhe
Stacioni i trenit në Poloni, pikë transiti për refugjatët ukrainas
Rreth 160,000 refugjatë ukrainas zyrtarisht janë regjistruar në Gjermani, por numri i vërtetë mendohet të jetë shumë më i madh pasi ukrainasit mund të hyjnë në Gjermani pa viza dhe nuk ka kontrolle të detajuara në kufirin Poloni-Gjermani.
Berlini është bërë porta numër 1 për mijëra refugjatë, me rreth 7500 që arrijnë në stacionin e trenit çdo ditë.