Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spitalet në Brazil pranë kolapsit, ndërsa po vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirus

Sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve të mëdha në Brazil janë afër kolapsit për shkak të rasteve me COVID-19, ka paralajmëruar instituti kryesor shëndetësor në shtetin e Amerikës Jugore, raporton BBC.

Më tepër se 80 për qind e shtretërve në njësitin e kujdesit intensiv janë të zëna në kryeqytetet e 25 prej 27 shteteve të Brazilit, ka njoftuar Fiocruz.

Ekspertët paralajmërojnë se versionin i koronavirusit që po qarkullon në Brazil, i cili bartet më lehtë, mund të ketë efekt të rëndë si në rajon ashtu edhe përtej.

“Brazili është rrezik për njerëzimin”, ka thënë epidemiologu Jesem Orellana nga Fiocruz, raporton agjencia AFP.

Shteti ka regjistruar më tepër se 266 mijë të vdekur nga COVID-19 dhe 11 milionë raste pozitive me koronavirus.

Është vetëm prapa SHBA-së sa i përket të vdekurve nga COVID-19 dhe është vendi i tretë me më së shumti raste pozitive me koronavirus.

Edhe Sistemi shëndetësor i Brazilit po vazhdon të përkeqësohet, rriten vdekjet nga COVID-19 Botë Sistemi shëndetësor i Brazilit po vazhdon të përkeqësohet, rriten vdekjet nga COVID-19

Të martën Brazili ka regjistruar 1972 të vdekur nga COVID-19 që është rekord ditor.

Sipas të dhënave nga instituti Fiocruz, kryeqytetet në 15 shtete janë të stërngarkuara, ku 90 për qind e shtretërve në kujdesin intensiv janë të zëna, përfshirë këtu edhe Rio de Janeiron, Brasilian dhe Sao Paulon.