Vetëm gjatë muajit mars në Brazil kanë vdekur 66.570 persona nga COVID-19, më tepër se dyfish se që ishte rekordi mujor në këtë vend, raporton BBC.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përballur me kritika të vazhdueshme për menaxhimin e pandemisë dhe është goditur nga dorëheqjet e profilit të lartë këtë javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, të mërkurën ai sërish është shprehur kundër mbylljeve që kanë vendosur guvernatorët lokal apo kryebashkiakët.
“Ne ikemi pasur, dhe kemi, dy armiq – virusin dhe papunësinë! Është realiteti! Nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi”, ka thënë Bolsonaro.
Të mërkurën kanë vdekur mbi 3800 persona nga COVID-19 në Brazil dhe janë regjistruar mbi 90 mijë raste të reja pozitive me koronavirus. Në total në Brazil që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur mbi 322 mijë persona nga COVID-19.