Brazili është duke përjetuar kolaps historik të shërbimit të saj shëndetësor pasi Klinikat e kujdesit intensiv nëpër spitale tashmë kanë dalë jashtë kapacitetit të tyre, ka bërë të ditur shefi i Institutit të Shëndetit athe Fiocruz.
Sipas tij, klinikat të cilat po trajtojnë pacientë me COVID-19 kanë shfrytëzuar tashmë rreth ose mbi 80 për qind të kapaciteteve të tyre.
Ndërkohë, në Rio Grande do Sul, nuk ka fare shtretër në njësitë e Kujdesit Intensiv. Paralajmërimi për kolaps të kujdesit shëndetësor ka ardhur pasi ky shtet ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve Brenda një ditë pasi vetëm Brenda 24 orëve të fundit raportohet të kenë vdekur 2841 persona, raporton BBC.
Deri më tani, numri më i madh i vdekjeve ishte shënuar më 10 mars, me gjithsej 2286 viktima brenda një dite si pasojë e koronavirusit.
-
Spitalet në Brazil pranë kolapsit, ndërsa po vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirus
-
Brazili arrin 500.000 vdekje nga COVID-19 mes situatës “kritike”
-
Brazili për herë të parë regjistron mbi 4 mijë të vdekur nga COVID-19 për një ditë
-
Mbi 65 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Brazil në mars
-
Brazili tejkalon shifrën prej 2000 të vdekurve brenda një dite