Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar të premten se qeveria e tij do ta shfuqizojë detyrimin për bartjen e maskave mbrojtëse kundër COVID-19 në ambiente të jashtme, duke nisur nga java e ardhshme.
Ai ka bërë të ditur se masa do të miratohet në një takim të posaçëm të kabinetit, më 26 qershor.
Disa autoritete rajonale kanë nxitur qeverinë gjatë javëve të fundit që ta shfuqizojë bartjen e maskave jashtë, si rrjedhojë e ngritjes së temperaturave dhe rënies së theksueshme të numrit të rasteve pozitive me koronavirus.
Deri të premten, Spanja ka raportuar për më shumë se 3.75 milionë të infektuar dhe mbi 80 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në spitale e klinika
-
Spanja do ta bëjë të obligueshme maskën edhe në ambient të hapur
-
Gjermania do të heqë një nga masat e fundit anti-COVID
-
Kryeministri spanjoll Sanchez rezulton pozitiv me COVID-19
-
Kryeministri spanjoll u bën thirrje punonjësve të mos mbajnë kravata për të kursyer energji