Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar për planet për të bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në ambient të hapur.
Ky vendim ka ardhur pas rritjes dramatike të numrit të rasteve me COVID-19 në Spanjë.
Spanja të martën ka regjistruar shifër rekorde prej 49.823 rasteve të reja pozitive me koronavirus.
Varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi në Evropë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa është sërish epiqendër e pandemisë.
Në Spanjë, varianti besohet se është përgjegjës për gjysmën e rasteve të infeksionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në spitale e klinika
-
Spanja heq maskat në ambientet e jashtme nga java e ardhshme
-
Kryeministri spanjoll Sanchez rezulton pozitiv me COVID-19
-
Spanja do ta trajtojë COVID-19 si grip të zakonshëm
-
Evropa shqyrton strategjinë e re të COVID-19: ta pranojë virusin