Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u ka bërë thirrje punëtorëve në sektorin publik dhe privat që të mos mbajnë kravata, si një masë e kursimit të energjisë mes motit të nxehtë, shkruan BBC të premten.
Sanchez ka thënë se qeveria e tij do të miratojë masa urgjente të kursimit të energjisë të hënën, ndërsa vendet evropiane përpiqen të bëhen më pak të varura nga gazi rus pas luftës në Ukrainë.
Të premten, temperaturat arritën në 36C në Madrid dhe 39C në Sevilla.
Gjatë javëve të fundit Evropa ka përjetuar temperatura rekord të larta.
Në një konferencë në Madrid, Sanchez vuri në dukje se ai nuk kishte veshur kravatë - dhe shtoi se donte që ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.
“Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë energji”, shtoi ai.
Edhe
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
Kryeministri ka thënë se masa do të sigurojë që njerëzit të qëndrojnë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë, sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë.
Spanja nuk është e para që ndërmerr këtë veprim. Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj "Super Cool Biz", e cila inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës.