Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sondazhet tregojnë se francezët tani janë të pakënaqur me Macronin

Shumica e votuesve francezë, tani janë të pakënaqur me punën e presidentit të ri Emmanuel Macron.

Sipas një sondazhi i cili u bë publik të dielën, vërehet një rënie dramatike për Macron, i cili fitoi zgjedhjet në më pak se katër muaj, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sondazhi i kryer nga Ifop për gazetën “Le Journal du Dimanche”, vërehen pakënaqësitë për Macron, ku nga 57 për qind ka rënë në 43 për qind.

Macron, i cili ka planifikuar një vizitë zyrtare në kryeqytete të ndryshme evropiane, ka pësuar një sërë pengesash që kur u zgjodh president, duke përfshirë debate të ashpra në parlament mbi reformat e tij punës, qëndrimin me ushtrinë dhe ndërprerje të ndihmave për strehim.

Sondazhi gjithashtu tregoi një rënie të popullaritetit për Kryeministrin Edouard Philippe, me 47 për qind që shprehnin kënaqësi për të, tani ka rënë për 9 për qind.