Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron në pozita të barabarta me Le Pen

Paris, 31 tetor – Në mesin e mandatit, presidenti francez, Emmanuel Macron, nëse vendi do të shkonte në zgjedhje do ta gjente veten në pozita pothuajse të barabarta me kundërshtaren që mundi në zgjedhjet e vitit 2017, Marine Le Pen, sipas sondazhit të ”L’Opinion en direkt”, transmeton atsh raportimet.

Sondazhi gjithashtu zbulon se procesi presidencial ka zhgënjyer deri tani gjysmën e francezëve, pasi vetëm 39% e tyre thonë se janë të bindur që ata do të rizgjidhen në vitin 2022 nëse rikthehen në ”betejën” elektorale.

Kandidatja e së djathtës ekstreme të ”Rassemblement National” do të marrë mes 29% dhe 27,5% të votave, ndërsa Macron mes 29 dhe 27%.

Të gjithë kandidatët e tjerë janë shumë të shkëputur, në një kornizë të përgjithshme, gjë që riprodhon polarizimin politik të vendit.

I treti në sondazhin presidencial është Jean-Luc Melenchon (”La France Insoumise”), me 12,5-13% të votave të synuara, ndërsa të tjerët janë nën 10%/.

Artikuj të ngjashëm