Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Skocia me referendum për pavarësi në vitin 2018

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon njoftoi sot se, në rast të një referendumi të ri për pavarësi për të parandaluar efektet e Brexit, atëhere vjeshta e 2018-ës do të ishte periudha më e favorshme për të organizuar një proces të tillë.

E intervistuar nga BBC në kuadër të një dokumentari të titulluar “Brexit”, marrëveshja më e rëndësishme politike e Britanisë së Madhe, në lidhje me mundësinë e një referendumi të dytë për vetëqeverisje dhe momentin më të përshtatshëm për ta organizuar, kryeministrja mbështetëse e pavarësisë siguroi se asgjë nuk përjashtohej.

Në fund të dhjetorit, Nicola Sturgeon prezantoi planin e saj, pasi Skocia votoi 62 për qind pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, për të vijuar që vendi të mbetej anëtar i tregut të përbashkët evropian, pavarësisht Brexit.

Artikuj të ngjashëm