Parlamenti i Skocisë të mërkurën në fund të debatit dyditor pritet të votojë për propozimin e kryeministres Nicola Sturgeon për mbajtjen e referendumit të ri për pavarësi, pavarësisht kundërshtimit të kryeministres britanike, Theresa May, sipas së cilës “tash nuk është momenti i duhur” për këtë, duke pasur parasysh se Londra po fillon negociatat për dalje nga BE-ja.
Skocia për referendumin e ri duhet të marrë lejen e Londrës, pasi që secili votim i obligueshëm juridik për çështje që i përkasin Kushtetutës së Mbretërisë së Bashkuar duhet t’i mbështesë edhe Parlamenti britanik.
Artikuj të ngjashëm
-
Parlamenti skocez kërkon referendum për pavarësi nga Britania
-
Skocia insiston për referendum të ri pavarësie para majit të 2021-s
-
Skocia paralajmëron Britaninë: Referendum për pavarësi nëse vazhdon Brexiti
-
Skocia shtyn ligjin për referendumin e pavarësisë
-
Skocia do të kërkojë prapë referendum për pavarësi