Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeone ka shtyrë sot sjelljen e ligjit me të cilin do të kërkohej referendum i ri për pavarësinë e Skocisë.
Ajo në parlamentin skocez në Edinburg tha se pas shqyrtimit të kujdesshëm shtyn planet për votimin për pavarësi dhe se do të fokusohet që ndikimi i rezultateve të Brexit të jenë sa më të volitshme për Skocinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSturgeone në mars pati deklaruar se referendumi i dytë do të duhej të mbahej kah fundi i vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019, në mënyrë që skocezët të kenë alternativë për Brexit.
Gjatë votimit në nivel të Britanisë në qershor të vitit të kaluar shumica ishin për Brexit, derisa në Skoci raporti ishte 62 ndaj 38 për qind në favor të mbetjes në BE.