Skocia duhet të mbajë një referendum të ri të pavarësisë para përfundimit të mandatit aktual të Parlamentit skocez në maj të vitit 2021, ka thënë të mërkurën ministrja e parë e vendit, Nicola Sturgeon.
“Zgjidhja midis Brexitit dhe një të ardhmeje për Skocinë si vend i pavarur evropian duhet të ofrohet gjatë mandatit aktual të këtij Parlamenti”, ka thënë Sturgeon në Holyrood, Parlamentin skocez, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Sturgeon ka thënë po ashtu se që një gjë e tillë të ndodhë, ajo do ta përgatis gjithë legjislaturën e duhur deri në fund të vitit 2019. Skocia, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar për më tepër se 300 vjet, ka hedhur poshtë pavarësimin me një dallim prej 10 për qind të pikëve në referendumin e mbajtur në shtator të vitit 2014.