Ish-skitari i njohur kroat, Ivica Kosteliq, u nxor të hënën mbrëma nga deti në afërsi të Ulqinit, pas një intervenimi që zgjati rreth pesë orë.
Këtë e bëri të ditur ushtria e Malit të Zi, që ka kryer intervenimin në bashkëpunim me institucione të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre persona, prej të cilëve dy francezë dhe skitari Kosteliq, janë nisur me kajakë nga Shkodra në drejtim të Ishullit të Bunës. Kushtet atmosferike bënë që njëri kajak të përmbyset. Rrymat e forta detare i dërguan ata në det. Madje njëri prej francezëve është raportuar të jetë shpëtuar në Shqipëri.
Sipas autoriteteve të Malit të Zi, valët në det ishin të larta deri në katër metra dhe kjo e bëri edhe më sfidues intervenimin.
Janë përdorur edhe helikopterët gjatë misionit të shpëtimit.