Botë

Sirianët shprehin pakënaqësitë për kushtet ekonomike përmes protestave

Sirianët protestuan në jug të vendit, duke filluar një javë të re të demonstratave antiqeveritare mes përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Dhjetëra sirianë në qytetin me shumicë Druze të Sweidas brohoritën parulla kundër presidentit, Bashar Assad.

Demonstratat në provincën jugore të Sweidas u nxitën nga përkeqësimi i kushteve të jetesës dhe inflacionit, pas vendimit të Asadit dy javë më parë për t’i dyfishuar pagat dhe pensionet në sektorin publik.

Provinca Sweida është shtëpia e pakicës druze të vendit dhe është izoluar kryesisht nga konflikti i Sirisë, tashmë në vitin e 13-të.

Vlera e funtës siriane kundrejt dollarit ra në një nivel të ri më të ulët historik, nga 7 mijë në fillim të 2023-ës, në 15 mijë funte për monedhën e gjelbër. Në fillim të konfliktit në vitin 2011, dollari tregtohej me 47 funte. / AP