Protestues të shumtë sirianë valëvitën flamurin shumëngjyrësh të komunitetit të pakicës, Druze, dhe dogjën pankartat kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, në javën e dytë të protestave antiqeveritare në Sirinë jugore.
Protestat u nxitën nga rritja e inflacionit dhe ekonomia e shkatërruar e vendit nga lufta, porse shumë shpejt e zhvendosën fokusin, teksa marshuesit bënin thirrje për rrëzimin e Qeverisë.
Protestuesit i përzunë anëtarët e partisë Baath të al-Assadit nga disa prej zyrave të tyre, i mbyllën dyert dhe i ngjyrosën muret me slogane antiqeveritare.
Megjithëse nxitën shqetësim, protestat nuk po përbëjnë kërcënim ekzistencial Qeverinë.
Ato po zhvillohen në kohën kur forcat qeveritare kanë konsoliduar kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit.