Damasku ishte një ndër vendet që u sulmuan nga raketat amerikane, franceze dhe britanike, në kuadër të ofensivës ajrore kundër armëve kimike.
Banorët në kryeqytetin sirian kanë emocione të përziera për ngjarjet e fundit.
“Populli sirian nuk frikësohet. Pas shtatë vjetëve të luftës, ne kemi përjetuar qindra raste të tilla. Ne vazhduan normalitetin e jetës pas sulmeve”, tha një qytetar i Damaskut, raporton KTV.
E, në një lagje të Damaskut, qindra mbështetës të Bashar al-Assadit kanë protestuar kundër sulmeve.
Ndërkohë, kanë vazhduar reagimet për këtë ndërhyrje në Siri.
Rusia ka intensifikuar kërcënimet, dhe së bashku më Iranin e Kinën, janë shtetet më të zëshme që kundërshtojnë këtë operacioni ushtarak.
Edhe
Shpërthime të fuqishme në Damask
Pentagoni, në anën tjetër, e konfirmoi se sulmi ndaj regjimit sirian të Assadit, ishte dyfishi i sulmit të kaluar dhe më i fuqishëm.
Ndërkohë, Kreu i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn, ka thënë se nuk kishte bazë ligjore për sulmet britanike kundër Sirisë dhe një veprim i tillë do të inkurajonte të tjerët të silleshin në të njëjtën mënyrë.
Ai tha se parlamenti duhet të konsultohej përpara se Theresa May të urdhëronte avionët britanikë të bashkohen me sulme të koordinuara kundër Sirisë, në përgjigje të një sulmit kimik.