Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siria thotë se Izraeli ka goditur zonën e banuar në Damask

Izraeli ka goditur një lagje në kryeqendrën e Sirisë, Damask, të mërkurën në mëngjes, ka raportuar televizioni shtetëror sirian, transmeton agjencia “AP”.

Nuk është raportuar për viktima.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se disa raketa kanë goditur një lagje në perëndim të Damaskut. E radiostacioni pro-qeveritar në Siri, “Sham FM” ka thënë se në këto sulme është goditur një ndërtesë në afërsi të një shkolle iraniane dhe ka shkaktuar viktima.

Izraeli nuk ka komentuar.

Rami Abdurrahman, që drejton Monitoruesin Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se sulmi ishte “vrasje”. Ai nuk ka thënë se kush ishte shënjestra.