Gjyqi i parë publik në Siri i zyrtarëve të lidhur me sundimin e ish-presidentit Bashar Assad ka nisur në Damask të dielën.
Atef Najib, një ish-gjeneral brigade i ushtrisë siriane, i cili ishte kreu i Degës së Sigurisë Politike në provincën Daraa të Sirisë jugore nën Assadin, dhe i cili është gjithashtu kushëri i ish-presidentit, u paraqit në sallën e gjyqit për t'u përballur me akuza që lidhen me “krime kundër popullit sirian”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Najib ishte në atë pozicion në vitin 2011 kur adoleshentët që shkruanin grafite antiqeveritare në murin e një shkolle në Daraa u arrestuan dhe u torturuan.
Çështja u bë katalizator për protesta masive kundër politikave shtypëse të forcave të sigurisë qeveritare të Assadit.
Protestat u përballën me një goditje brutale qeveritare dhe u shndërruan në një luftë civile 14-vjeçare që përfundoi me rrëzimin e Assadit në dhjetor 2024 në një ofensivë të rrufeshme rebele.
-
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-diktatorin, Bashar al-Assad
-
Një vit pas rënies së Asadit, një Siri e ndarë përpiqet të shpëtojë nga cikli i dhunës
-
Sirianët festojnë 1-vjetorin e rënies së Asadit
-
Siria arrin marrëveshje armëpushimi me forcat e udhëhequra nga kurdët pas dy javësh luftimesh
-
Qeveria siriane merr qytetin strategjik nga forcat kurde