Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siria në shtator pritet t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Ahmad al-Sharaa

Siria pritet t'i mbajë zgjedhjet parlamentare në shtator, të parat që nga rrëzimi i regjimit të Bashar Al-Assadit, raporton agjencia siriane e lajmeve “SANA”. 

Kreu i komisionit zgjedhor Mohammed Taha tha se zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen mes 15 dhe 20 shtatorit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka pranuar një projektligj zgjedhor që ndryshon një dekret të mëparshëm dhe rrit numrin e ulëseve nga 150 në 2010. Një e treta e këtyre ulëseve do të jenë me të emëruar nga presidenti. 

Qeveria është zotuar për përfaqësim të gjerë dhe do t’u lejojë të huajve t’i monitorojnë komisionet zgjedhore që mbikëqyrin zgjedhjet. 

Assad u rrëzua nga pushteti më 8 dhjetor të vitit 2024, pas mbi 24 vjetëve në krye të Sirisë. Ai iku nga Siria kur një koalicion i forcave rebele siriane u futën në Damask.