Siria dhe disa vende të tjera janë shprehur të gatshme të njohin pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, rajone të pushtuara nga Rusia në Ukrainë, ka njoftuar agjencia mediatike SS, e cila ka lidhje të ngushta me Kremlinin.
Kreu i të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut, Leonid Pasichnyk, ka pohuar se ndër vendet që janë gati të njohin pavarësinë e territoreve të Donbasit, të pushtuara nga Rusia, është edhe Siria, raportoi “Yahoo News” të enjten.
Pasichnyk nuk ka treguar se cilat vende tjera pos Sirisë kanë shprehur gatishmërinë që të njohin pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.
Ai gjithashtu ka thënë se shumica e banorëve të të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut, janë të pajtimit për integrim në Rusi.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Ruse, të mbajtur më 21 shkurt 2022, Vladimir Kolokoltsev, ministër i Punëve të Brendshme të Federatës Ruse, ka kërkuar njohjen e të ashtuquajturave Republika Popullore të Luhanskut dhe Donetskut.
Edhe
Siria njeh zyrtarisht shtetet e vetëshpallura separatiste Luhansk dhe Donetsk
Presidenti rus, Vladimir Putin, në po ditë nënshkroi një dekret për njohjen e këtyre dy "republikave" dhe traktateve të nënshkruara nga dy liderët e këtyre zonave.
Në traktatet, nënshkruesit "konfirmojnë dhe respektojnë integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues të njëri-tjetrit”.