Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siria njeh zyrtarisht shtetet e vetëshpallura separatiste Luhansk dhe Donetsk

Siria ka thënë se ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e dy rajoneve separatiste Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian të mërkurën.

Presidenca siriane kishte pohuar synimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie me dy republikat e shkëputura nga Ukraina në shkurt dhe se sot vendimi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim të Ministrisë së Jashtme.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u krijuan të dyja në prill 2014. Deri më tani, i vetmi shtet anëtar i OKB-së që njohu legjitimitetin e tyre ishte Rusia.

Osetia e Jugut, vetë një rajon i shkëputur i njohur nga shumica e shteteve ndërkombëtare si pjesë e Gjeorgjisë, i ka ofruar njohjen e tyre dy republikave të vetëshpallura.