Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sipas Naumovskit, propozimet e Nimicit larg dinjitetit të Maqedonisë

Përskaj optimizmit të palës maqedonase dhe greke për zgjidhjen e çështjes së emrit, përfaqësuesi i Maqedonisë në grupin negociator për çështjen e emrit, Vasko Naumovski pas rrethit të fundit të bisedimeve në Nju Jork deklaroi se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonisë.

“Nga ndërmjetësuesi na u prezantuan disa ide për të cilat vlerësoj se dalin në kuadër të kësaj kornize dhe se janë larg zgjidhjet dinjitoze, por, sërish, këto propozime do t’ju prezantohen faktorit politik dhe shtetëror dhe të njëjtët do të marrin qëndrim në lidhje me këtë çështje”, citon Alsat-m Naumovskin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Naumovskit, korniza e bisedimeve është paraparë me Rezolutën 817 dhe ajo është që të tejkalohen dallimet ndërmjet emrit Maqedoni – Greqi.

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë t’i imponojë emër një shteti tjetër, as edhe Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të imponojnë emër të ri një shteti anëtare të saj. Shteti ynë ka emër, ai është Republika e Maqedonisë, emër që ka bazë të identitetit. Gjithashtu, sot në vitin 2018 askush nuk mund të mohojë ekzistimin e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, tha Naumovski.