Zjarret e mëdha kanë vazhduar të bëjnë shkrumb e hi zona të tëra në Siberi dhe në Urale të Rusisë, duke shkatërruar mijëra struktura.
Agjencia ruse e lajmeve, Tass, ka raportuar se në Malet Urale kanë vdekur 21 persona si pasojë e zjarreve.
Zjarret kanë goditur rajonin Novosibirsk, duke detyruar autoritetet që t’i evakuojnë mijëra banorë.
Të gjithë banorët janë njoftuar me mesazhe telefonike se janë në rrezik nga zjarret e mëdha.
Autoritetet kanë raportuar për së paku 59 vatra zjarri në Siberi.
Edhe
20 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë 16 zjarre, ndërkaq 30 të tjera janë në kontroll.
Më shumë se 4 mijë e 100 persona dhe 570 pajisje janë përfshirë në betejën kundër zjarreve.
Në vitet e fundit, Rusia është përballur me zjarre të shumta shkaku i verërave të thata dhe temperaturave të larta.
Ekspertët kanë fajësuar vendimin e Qeverisë për të shpërbërë rrjetin federal që ishte angazhuar për gjetjen dhe shuarjen e zjarreve në Rusi.
Edhe
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
Kjo detyrë iu është besuar autoriteteve rajonale, të cilat nuk kanë pasur fuqi në betejën kundër zjarreve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje autoriteteve para një viti që të punojnë më shumë në parandalimin e zjarreve.