Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 76 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë që goditi zonat e Rusisë qendrore, tha Ministria e Emergjencave.
Tetë nga viktimat, tre prej tyre fëmijë, vdiqën kur pemët ranë në kampingun e tyre në rajonin Mari El.
Stuhia preku tetë rajone, duke lënë rreth 100,000 njerëz pa energji elektrike dhe duke dëmtuar rreth 50 ndërtesa.
Ministria e Emergjencave u bëri thirrje njerëzve të shmangin pemët, ndërtesat e paqëndrueshme, shëtitjet në fshat dhe notin.
Vendkampingu është afër liqenit Yalchik, një pikë e njohur turistike në parkun kombëtar Mari Chodra në veri të lumit Vollga më shumë se 600 km në lindje të Moskës.
Fotot e postuara nga ministria tregonin vetura dhe tenda të dëmtuara rëndë pranë pemëve të rrëzuara.
Edhe
Rusia: 7 persona u vranë dhe 40 u plagosën pas sulmit me dron ukrainas në një plazh
Disa qindra njerëz ishin kampuar në brigjet e liqenit kur goditi stuhia, shtoi ministria.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një çështje penale.