Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur

Gjashtë persona kanë vdekur dhe të paktën shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Siberi të Rusisë, kanë njoftuar të enjten zyrtarët rusë të shërbimit të emergjencës.

Helikopteri i tipit Mi-8 është kapluar nga flakët në Republikën Altai në Siberinë Jugore teksa po aterronte dhe është përplasur në një shtyllë elektrike, ka njoftuar Ministria ruse e Emergjencave në Altai.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në bordin e helikopterit ndodheshin 13 pasagjerë dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit.

Por numri i personave që ndodheshin në bord nuk dihet saktë, pasi që agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, e thirrur në deklarimet nga rregullatori i aviacionit civil në Rosaviatsia, raportoi se ishin 12 pasagjerë e tre pjesëtarë të ekuipazhit.

“RIA Novosti” raportoi, po ashtu, se helikopteri ishte në pronësi të një kompanie private dhe se po bartte një grup turistësh.