Botë

Gjenden rrënojat e aeroplanit që u zhduk në Rusi

aeroplani

(E përditësuar) - Ekipet ruse të shpëtimit kanë gjetur rrënojat e aeroplanit që u raportua i zhdukur, rreth 16 kilometra nga destinacioni i paraparë.

Aeroplani me 43 pasagjerë dhe gjashtë punonjës ishte nisur nga Blagoveshchensku dhe u zhduk nga radari kur po i afrohej aeroportit në Tynda.

Por, pak më vonë autoritetet njoftuan se nga një helikopter ishte parë zjarr që dilte nga pjesët e mbetura të aeroplanit. Raportohet se asnjë nuk ka mbijetuar.

VIDEO:

 

 


Aeroplani me 49 persona në bord zhduket në Rusi

Një aeroplan me 49 persona në bord është raportuar i zhdukur në lindje të Rusisë dhe kërkimet po vazhdojnë.

Autoritetet kanë thënë se aeroplani i linjës ajrore siberiane “Angara” është zhdukur nga radari ndërsa po i afrohej destinacionit Tynda, një qytet në rajonin kufitar me Kinën. 

Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, ka thënë se sipas të dhënave 43 pasagjerë ishin në bord, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë punonjës.

Mediat ruse kanë raportuar se aeroplani po fluturonte në drejtimin Khabarovsk-Blagoveshchensk – Tynda dhe se kontakti me të ka humbur.