Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si do të dukej ofensiva tokësore e Izraelit në Gaza

Izraeli ka ushtri shumë më të madhe, por Hamasi është përshtatur viteve të fundit për të përfituar në mjedise urbane

Çka dihet deri tash nga luftërat e mëhershme në Gaza?

Luftimet në mes të ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit ka gjasa të vazhdojnë sikur që janë bërë deri tash, me ndërhyrje tokësore të herëpashershme në shkallë të ndryshme, që zakonisht paraprihen nga breshëria e rëndë e që zakonisht synojnë zonat dhe rrugët e përdorura nga izraelitët për t’u afruar.

Izraeli po ashtu ka përdorur edhe fuqinë ajrore dhe granatimet nga artileria tokësore dhe anijet në fazën e parë të fushatave për ta shënjestruar infrastrukturën ushtarake të Hamasit. Këtu përfshihen ndërtesat qeveritare, stacionet e policisë, bazat bregdetare, objekte të trajtimit e shtëpi të zyrtarëve të lartë.

Por përderisa Izraeli ka avantazhin sa i përket madhësisë së ushtrisë, teknologjisë, sistemeve të armatimit dhe logjistikës, Hamasi është përshtatur në masë të madhe viteve të fundit në ambientet e dendura urbane në Gaza.

Si do të ndikojë gjeografia?

Edhe Qyteti më i madh i Gazës në kaos para një sulmi të mundshëm izraelit Botë Qyteti më i madh i Gazës në kaos para një sulmi të mundshëm izraelit

Gjeografia e Gazës është e kufizuar për operimet e Izraelit dhe për shkak të kësaj Forcat izraelite të Mbrojtjes gjithmonë përdorin rrugët e njëjta.

Qendra kryesisht është e rrethuar me shkretëtira nga të cilat mund të shihet qendra e Gazës. Në zonën e Khan Yunisit tanket dhe forcat e blinduara mund të lëvizin më lirshëm e të zënë pozicionet.

Izraeli ka përdorur në të kaluarën pozicione për ta mbikëqyrur qendrën e Gazës dhe të përpiqet të ndërpresë komunikimet mes qytetit të Gazës dhe jugut, ashtu që të krijojë ndarje brenda zonës.

Hamasi dhe fraksione të tjera në Gaza janë në dijeni për rrugët që përdoren nga forcat izraelite dhe shpesh vendosin vijat e para të mbrojtjes aty, duke bërë që në disa raste në të kaluarën pikërisht në to të zhvillohen luftime të ashpra.

Pasi të kalohen shkretëtirat, afrohen zonat urbane. Terreni vështirësohet për Izraelin.

Ndërtesa të larta janë në Jabaliya dhe Beit Lahia, ndërsa kah rruga kryesore veri-jug ka zona industriale që përdoreshin nga Hamasi për mbrojtje. Terreni në qendër të Gazës është më i hapur, por fshatrat dhe ndërtesat e larta përgjatë rrugëve kanë ofruar mbulesë për Hamasin.

Image

A do të shkojë Izraeli në qytetet kryesore?

Forcat izraelite kanë përjetuar sulme të ashpra në përpjekjet e mëhershme për të depërtuar në qendrat kryesore urbane. Hamasi dhe fraksionet tjera kanë mina dhe raketa anti-tanke, që i kanë përdorur me sukses për kohë të gjatë.

Në një betejë në Shujeiya në vitin 2014, Izraeli humbi 13 ushtarë në një sulm që përfshinte mina antitanke dhe mitralozë.

Edhe Paqartësitë e ushtrisë izraelite Botë Paqartësitë e ushtrisë izraelite

Përderisa ushtria izraelite ka përvojë në luftime të armatosura në qytetet palestineze, Hamasi besohet se tash është furnizuar edhe me rezerva të mëdha raketash antitank “Kornet”, që janë përdorur edhe nga Hezbollahu në Liban, kundër tankeve të Izraelit.

Grupi ka edhe dronë të avancuar, si ata që përdoren në Ukrainë, e që mund të lëshojnë bomba në vetura dhe trupa. Kjo paraqet kërcënim të ri.

Si do të përgjigjet Hamasi?

Hamasi ka përvojë në luftimet ndaj ushtrisë së Izraelit dhe në vazhdimësi është shndërruar në forcë që është përshtatur më shumë në zonat urbane. Në bërthamë të grupit janë udhëheqësit luftarakë me përvojë, që njohin mirë mënyrën e luftimeve nga Izraeli, disa prej tyre janë hebraishtfolës e që kanë studiuar në thellësi ushtrinë izraelite.

Problem i madh për Izraelin në çfarëdo iniciative tokësore është që do t’i duhet të përballet me pozicionet tashmë të përgatitura të Hamasit, përfshirë tunelet e zhvilluara ndër vite dhe në disa raste të pajisura edhe me sisteme të reja komunikimi.

Përderisa tunelet dikur ishin të pazhvilluara, inxhinierët kanë bërë përvojë në ndërtimin e lokacioneve nëntokësore dhe të fshehura mirë për t’i shfrytëzuar si qendra komandimi e për dislokimin e luftëtarëve.

Dhe teksa Izraeli dikur kishte avantazh të qartë mbikëqyrjeje ndaj Gazës, dronët e Hamasit kanë “barazuar” fushën e lojës, duke ua lejuar vëzhgimin e afrimit të izraelitëve.

A mundet Izraeli ta ripushtojë Gazën?

Edhe Pse Izraelit iu desh aq shumë kohë për t’u marrë me sulmin e Hamasit? Botë Pse Izraelit iu desh aq shumë kohë për t’u marrë me sulmin e Hamasit?

Edhe pse Izraeli mund ta ketë kapacitetin ushtarak dhe vullnetin pas sulmeve të Hamasit të shtunën, kostoja pritet të jetë e rëndë për ushtrinë e Izraelit dhe civilët palestinezë, shtuar kësaj edhe rrezikun për pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.

Një ripushtim i plotë i Gazës do të ishte thellësisht sfidues dhe ndoshta edhe përtej kapaciteteve të Izraelit për të administruar në periudhë afatgjate, që sugjeron se nëse Izraeli bën pushtim të plotë, objektivi ka gjasë të jetë më shumë për disfatë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të Hamasit./TheGuardian