Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit

19:08 - Gjermania do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit

Gjermania do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, raportoi BBC-ja të mërkurën.

“Do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero në fund të vitit dhe më pas do të vijë gazi”, ka thënë ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock.

Lajmi i plotë KËTU


17:56 - Ukraina e gatshme t’i lirojë të burgosurit rusë nëse lejohet evakuimi i sigurt nga Mariupoli

Edhe Gjermania do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit Botë Gjermania do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të largimit të sigurt të civilëve dhe ushtarëve ukrainas nga Mariupoli, raportoi Sky News të mërkurën.

Lajmi i plotë KËTU

Image

17:21 - Presidenti i Këshillit Evropian bën vizitë të papritur në Kiev

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë të mërkurën një vizitë të papritur në Kiev.

Michel ka shkruar në Twitter për vizitën e tij në Ukrainë, duke thënë se “ndodhet në zemër të Evropës së lirë dhe demokratike”, raporton BBC-ja. Lajmi i plotë KËTU.


17:17 - Putin: Jeta do të ndryshojë për të mirë në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se shteti i tij do t’i arrijë qëllimet ushtarake në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Putini ka thënë po ashtu se arritja e këtyre qëllimeve do t’ua përmirësojë jetën njerëzve atje. Lajmi i plotë KËTU


16:54 - Gjermania nuk i bën publike të gjitha llojet e armëve që ia dorëzoi Ukrainës

Berlini zyrtar ka zgjedhur të mos i bëjë publike të gjitha llojet e armëve që ia ka dërguar Ukrainës si ndihmë për luftën ndaj Rusisë, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, ka njoftuar Reuters të mërkurën. Lajmi i plotë KËTU.


16:36 - Moska i deporton gjysmë milioni ukrainas në Rusi pa dëshirën e tyre

Moska zyrtare i ka deportuar 500 mijë njerëz nga Ukraina në Rusi, ka bërë të ditur Mykyta Poturayev, kreu i Komitetit humanitar të parlamentit ukrainas.

Siç shkruan Reuters të mërkurën, gjysmë milioni ukrainas u deportuan pa dëshirën e tyre. Lajmi i plotë KËTU.


13:53 - Këshilli Evropian: Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera nga Rusia. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një vizite në Borodyanka, afër Kievit.


13:48 - Kush janë ushtarët ukrainas që kanë mbetur në Mariupol?

Fabrika e hekurit dhe çelikut Azovstal, e cila është 13 kilometra e madhe, është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, shkruan BBC.


13:47 - Autoritetet në Mariupol u bëjnë thirrje banorëve të largohen

Kryetari i Mariupolit, Vadim Boychenko ka thënë se korridoret e evakuimit mes Mariupolit dhe Zaporizhzhias janë të hapura nga ora 14:00, me orë lokale.


9:46 - Planifikohet evakuimi i 6000 personave nga Mariupoli

Edhe BE-ja shtyn propozimin e 15 prillit për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse Botë BE-ja shtyn propozimin e 15 prillit për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse

Ukraina shpreson të dërgojë deri 90 autobusë në qytetin e rrethuar të Mariupolit të mërkurën për të evakuuar 6000 gra, fëmijë dhe të moshuar, raporton BBC.

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, ka thënë se shpreson që marrëveshja preliminare me Rusinë për hapjen e korridoreve humanitare do të konfirmohet dhe respektohet.

Lajmi i plotë KËTU. 


8:52 - Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol

Ukraina ka arritur marrëveshje preliminare me Rusinë për hapjen e korridoreve humanitare për të evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se situata në Mariupol është katastrofale.

Lajmi i plotë KËTU. 


8:43 - Komandanti ukrainas në Mariupol: Ky mund të jetë mesazhi i fundit, nuk do t’i lëmë armët

Komandanti ukrainas në qytetin port të Mariupolit ka thënë se forcat e tij në fabrikën e çelikut “Azovstal” nuk do të lënë armët, ndërsa luftimet kundër forcave ruse vazhdojnë, raporton The Washington Post.

Majori Serhiy Volyna ka thënë se ushtarët e tij do të vazhdojnë të kryejnë operacione luftarake dhe detyrat e tyre ushtarake për sa kohë që do të kenë mundësi.

Lajmi i plotë KËTU. 


8:32 - Zelensky: Po t’i kishim armët e duhura lufta tashmë do të kishte mbaruar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-adresim ka thënë se po të kishte Ukraina armë më të mira, “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, atëherë lufta tashmë do të kishte mbaruar”, raporton BBC.

Zelensky ka shtuar se është a padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të lusë aleatët e saj për t’i ndihmuar me armët që i mbajnë në depo me vite.

Lajmi i plotë KËTU. 


Shumë civilë kanë mbetur të ngujuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, raporton BBC të mërkurën.

Nënkryetari i Mariupolit, Sergei Orlov, ka thënë se shumica janë civilë nga ndërtesat në afërsi të cilat janë shkatërruar, ndërsa ka edhe shumë punonjës të fabrikës.

Rusia ka dhënë një ultimatum të ri të mërkurën për trupat ukrainase në Mariupol që të dorëzohen, por Ukraina ka insistuar se do të vazhdojë luftimet për ta mbrojtur qytetin.

Forcat ruse po tentojnë të futen në fabrikën e çelikut Azovstal, ku gjenden trupat ukrainase dhe civilët.

“Mund të konfirmojë se ka shumë civilë. Shumica janë qytetarët nga ndërtesat përreth që janë shkatërruar e po ashtu ka shumë punonjës të fabrikës. Ata e dinë se fabrikat e çelikut janë shumë të forta dhe streha të mira nga bombardimet, e kanë marrë edhe ushqim e ujë me vete”, ka thënë Orlov.

Edhe Trump i kërkon Evropës të ndalë importin e naftës ruse Botë Trump i kërkon Evropës të ndalë importin e naftës ruse

Ai ka shtuar se momentalisht asnjëri nuk mund t’i ndihmojë ata në fabrikë.

“Kanë mungesë të çdo gjëje. Ujit, ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës. Forcat ruse kanë bllokuar çdo gjë, çdo ndihmë humanitare apo evakuim”, tha Orlov.