Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merz: Rusia mund të përballet me sanksione të reja nëse bisedimet me Ukrainën ngecin

Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar të martën se Bashkimi Evropian do të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë nëse s’ka progres në bisedimet për armëpushim në Ukrainë deri në fund të javës, ka raportuar The Guardian.

Tek ka folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, Merzi ripërsëriti kërcënimin e sanksioneve, si mënyrë për të vendosur më shumë presion kundrejt Rusisë që të lëvizë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do të shqyrtojmë fusha të tjera, sikurse sektori i energjisë dhe gjithashtu tregjet financiare”, ka thënë Merz.

Nga ana tjetër, Kremlini zyrtar ka refuzuar të komentojë ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll të enjten.

“Pala ruse vazhdon të përgatitet për bisedimet që do të mbahen të enjten. Kjo është, në esencë, e tëra. Për momentin, nuk planifikojmë të komentojmë më tutje”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë ditës.