Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtohet numri i policëve në Katalonja

Ministri i brendshëm i Spanjës tha se do të dërgojnë më shumë policë në Katalonja, për të mbajtur rend dhe përkujdesur që referendumi për pavarësi mos të ndodhë.

Katalonja që do të votoj me 1 tetor për tu ndarë nga Spanja.

Katalonja ka policinë e vet të ashtuquajtur “Mossos d’Esquadra”, edhe pse policia shtetërore e Spanjës ka qendra në rajonin katalunas dhe punon bashkë me ta.

Ministri i brendshëm nuk ka treguar për numrin e policëve që do të dërgohen atje, por mediat spanjolle thonë se 3000 deri në 4000 trupa policore kanë arritur apo janë duke shkuar në Kataluni.

Policët do u bashkohen 5000 policëve tashmë të vendosur në Kataloni dhe më shumë se 17.000 policëve Mossos të Katalunisë.

“Policët do të mbikëqyrin hapësirat publike dhe do të mbajnë rregull, ata do veprojnë në rast se ndonjë referendum ilegal mbahet në vend” ka thënë Ministri i brendshëm.

Artikuj të ngjashëm