Një gjykatë kineze ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan 78-vjeçar nën akuzën për spiunazh, raportoi të hënën BBC-ja.
John Shing-Wan Leung, i cili është një banor i përhershëm në Hong Kong, u burgos më 15 maj, teksa gjykata në qytetin juglindor të Sozhous nuk dha detaje të mëtejshme për akuzat kundër tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeung është arrestuar dy vjet më parë nga një zyrë lokale e agjencisë së kundërzbulimit të Kinës.
“Ai u shpall fajtor për spiunazh, u dënua me burgim të përjetshëm dhe privohet nga të drejtat politike përgjithmonë", thuhet në deklaratën e Gjykatës së Ndërmjetme Popullore.
Ambasada amerikane në Pekin ka njoftuar se është në dijeni për rastin.
Gjykimet me dyer të mbyllura janë të zakonshme në Kinë dhe bëhen publike pak detaje për raste të ndjeshme si ato që përfshijnë akuza për spiunazh.