Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

20 vjet burgim për ish-kolonelin e Tajvanit, dërgoi sekrete ushtarake te Kina

Një ish-kolonel i forcave ajrore të Tajvanit është dënuar me 20 vjet burgim për drejtimin e një rrjeti të spiunazhit për Kinën, raporton BBC.

Liu Shengshu është dënuar se ka rekrutuar ushtarakë tjerë aktivë për të transmetuar sekrete ushtarake te Pekini.

Pesë ushtarakë tjerë – nga forcat detare dhe ato ajrore – u burgosën nga 6 muaj deri 20 vjet burgim për përfshirjen e tyre.

Raportet e mediave lokale thonë se Liu ishte rekrutuar nga Kina gjatë një udhëtimi pune që e pati atje në vitin 2013.

Ai raportohet se ka drejtuar një rrjet të spiunëve, duke i paguar ato nëpërmjet kompanive.

Edhe Tajvani arreston katër ushtarë për spiunazh për Kinën Botë Tajvani arreston katër ushtarë për spiunazh për Kinën

Prokurorët thanë se ai është paguar për t’i transmetuar Kinës sekrete ushtarake, si detaje për funksionimin e aeroplanëve ushtarakë dhe anijeve ushtarake.

Pos dënimit me burgim, autoritetet kanë sekuestruar 514 mijë dollarë, të cilat thonë se i ka fituar paligjshëm.