Shkrimtari australian, Yang Hengjun, është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kinë, pesë vjet pasi u arrestua dhe u akuzua për spiunazh.
BBC-ja ka raportuar se dënimi mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pas dy vjetësh, e akuzat që s'u bënë publike, shkrimtari dhe romancieri që shkruan për çështjet e shtetit kinez, i ka mohuar. Qeveria australiane ka thënë se është e tmerruar nga vendimi.
Ministrja e Jashtme, Penny Wong, ka thirrur ambasadën e Kinës në Australia për një shpjegim mbi rastin e tij, derisa ka shtuar se s'do të heqë dorë nga kërkesa për lirim.
“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për standarde bazë të drejtësisë, drejtësi procedurale dhe trajtim njerëzor të dr.Yang, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të Kinës”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Yang, që ka punuar në Ministrinë e Sigurisë së Shtetit në Kinë, është konsideruar "shitës i demokracisë", por shkrimet e tij shpeshherë shmangnin kritikat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë.
Edhe
Dënohet me 20 vjet burgim kritiku kinez, Jimmy Lai
Rasti i 58-vjeçarit është trajtuar krejtësisht i izoluar, duke përfshirë edhe një seancë gjyqësore në 2021-n.
Kina e ka në ligjin e saj dënimin me vdekje për një sërë veprash. Raportet ndërkombëtare thonë se mijëra persona marrin këtë dënim çdo vit, por statistikat klasifikohen si sekret shtetëror.