Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka mbrojtur vendimin e presidentit, Joe Biden për të falur djalin e tij, Hunter Biden.
“Ai e ka marrë vendimin këtë fundjavë”, ka thënë Jean-Pierre duke shtuar se presidenti ka deklaruar që “ka luftuar” me procesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti besonte se mjaft është mjaft dhe e ndërmorri veprimin”, është shprehur ajo.
Jean-Pierre ka shtuar se në pesë vjetët e fundit, kundërshtarët politikë të presidentit kanë deklaruar se “do të shkonin pas” Hunter Bidenit.
Në pyetjen e një gazetari nëse Bideni nuk beson më në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, duke pasur parasysh deklaratën e tij se pse e fali djalin e tij, Jean-Pierre ka thënë se presidenti beson që djali i tij është “veçuar politikisht”.
"Presidenti beson në sistemin e drejtësisë dhe në Departamentin e Drejtësisë. Dhe ai gjithashtu beson se djali i tij u veçua politikisht", është shprehur ajo.
LEXO EDHE: