Gjykatësi që mbikëqyr dënimin e Hunter Bidenit për akuzat për armë e ka hedhur poshtë çështjen të martën pasi presidenti Joe Biden i dha një falje gjithëpërfshirëse djalit të tij.
Vendimi i gjykatëses së qarkut, Maryellen Noreika për të mbyllur çështjen erdhi një javë përpara se Hunter Biden të dënohej pasi u shpall fajtor këtë vit nga një juri, për të tri akuzat për krime me armë.
Ai mund të përballej me burgim deri në 25 vjet, mirëpo presidenti dha faljen e tij të dielën për krimet me armë dhe një grup tjetër akuzash lidhur me dështimin e tij për të paguar 1.4 milionë dollarë taksa.
Gati një muaj para përfundimit të mandatit të tij, Bideni e fali zyrtarisht djalin e tij, pavarësisht premtimeve të mëparshme për të mos përdorur fuqitë e tij ekzekutive për ta bërë këtë.
Në njoftimin e veprimit të tij, presidenti ka thënë se akuzat kundër djalit të tij ishin të motivuara politikisht, duke shtuar se "politika e papërpunuar ka infektuar" sistemin e drejtësisë dhe ka rezultuar në një "shkelje të drejtësisë".
LEXO EDHE:
-
Deklarata e Bidenit në qershor se nuk do ta falte djalin e tij
-
Bideni ia fal dënimin djalit të tij pak javë para largimit nga Shtëpia e Bardhë
-
Bideni fal 39 të burgosur dhe zvogëlon 1,500 dënime
-
Hunter Biden e pranon fajësinë për evazion fiskal
-
Askush s’është mbi ligjin, thotë prokurori i rastit të djalit të Bidenit