Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të vdekur në Korenë e Jugut, ishin bllokuar në parking gjatë një tajfuni

Shtatë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut pasi janë bllokuar në një parking gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Hinnamnor.

Ata kanë shkuar që t’i heqin veturat por janë kapur nga valët e mëdha të ujit.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se janë shpëtuar dy persona të cilët ishin kapur në tubacionet e tavanit për 12 orë.

Tajfuni Hinnamnor, stuhia më e madhe këtë javë ka goditur Korenë e Jugut këtë javë, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Ekipet e shpëtimit kishin hyrë brenda parkingut i cili ishte i mbushur me ujë ngjyrë kafe të martën në mbrëmje.

Sipas gazetave lokale nëntë personat ishin banorë të asaj ndërtese të cilët ishin lajmëruar të martën në mëngjes t’i lëvizin veturat.

Edhe Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut Botë Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Dy të shpëtuarit, një burrë në të 30-t dhe një grua në të 50-at është thënë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pohang është qyteti i cili u përfshi më së shumti nga tragjedia dhe ka pasur më së shumti dëme krahasuar me gjithë vendin.