Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Momenti kur një burrë del nga vetura e cila po përmbytej

Një burrë u shpëtua nga zjarrfikësit në qytetin Wu'an në Hebei të Kinës, pasi u bllokua në veturën e tij në një lumë të përmbytur.

Momenti i shpëtimit u kap në pamjet e televizionit shtetëror ndërsa përmbytjet shkatërruese goditën rajonin pas tajfunit Doksuri.

Qytetet në Kinën veriore, përfshirë Pekinin janë përmbytur nga reshjet e dendura që filluan të dielën. Autoritetet e Pekinit kanë lëshuar “alarmin e kuq” për stuhitë e shiut, të dielën, si dhe kanë paralajmëruar përmbytje në nivelin më të lartë, të hënën, njoftuan mediat shtetërore. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, për shkak të shiut dhe përmbytjeve janë anuluar edhe rreth 40 fluturime që nga mëngjesi i së hënës.

Reshjet e dendura, besohet se janë pasojë e tajfunit Doksuri që filloi të premten e kaluar.

Përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e shiut kanë shkatërruar ura dhe rrugë e kanë bllokuar njerëzit në pamundësi për të udhëtuar. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, Xinhua, që nga mesdita e së hënës, gati 55 mijë njerëz në qytetin Baoding në Hebei janë evakuuar nga vendi.